Në Ballkanin perëndimor ka rivalitete mes Rusisë, Kinës dhe SHBA. Humbësi më i madh është Bashkimi Europian: në fakt ata janë investuesit më të mëdhej në rajon, megjithatë ka pësuar rënie besueshmëria dhe magjia e saj, shkruan fillimisht magazina më e madhe e Europës “Der Spiegel”.
Artikulli fillon me ministrin e jashtëm austriak Sebastian Kurz, që në fakt nuk është avokat i afrimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, por kërkon të mos zbeh shpresën e gjashtë vendeve për integrim. “Në rast të kundërt ky vakum do shfrytëzohet nga vende si Rusia, Kina, Turqia ose Arabia Saudite, ku dy të fundit mund të rrisin radikalizmin islam.” Paradoksi qëndron se BE është investitori kryesor i rajonit politikisht, diplomatikisht dhe financiarisht; megjithatë rajoni ka humbur besueshmërinë dhe magjinë te insitucionet europiane. Për të dëshmuar këtë, artikulli jep disa fakte.
Zv.sekretari i jashtëm amerikan Hoyt Brian Yee arriti të zgjidh krizën politike në Shqipëri dhe Maqedoni brenda disa ditësh, pas një përpjekje të dështuar disamujore nga kolegët e tij europianë.
Për Kinën krahas Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë pikë me vlerë është edhe rajoni i Ballkanit perëndimor, veçanërisht Serbia. Kina do investojë 3 miliardë dollarë një linjë moderne hekurudhore mes Beogradit dhe Budapeshtit.
Rusia më së tepërmi shfrytëzon lidhjet tradicionale me Serbinë, duke i shitur aeroplanë luftarakë, tanke dhe sisteme tjera ushtarake. Rusia dhe Serbia kryejnë shpesh edhe manovra ushtarake të përbashkëta; ndërsa pavarësisht anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Podgorica dhe Moskva mbesin ndër patnerët më të rëndësishëm ekonomik.
Pas një pushimi, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, kërkon të fuqizojë rolin e Turqisë në Ballkanin perëndimor. Në shtator ai do udhëtojë drejt Serbisë sëbashku me 150 përfaqësues ekonomik. Hierarkia politike nga Bosnja, Shqipëria dhe Kosova, zyrtarisht janë prej kohësh mysafirë të rregullt tek ai. Tradicionalisht, Turqia dhe Arabia Saudite financojnë kryesisht në rrafshin religjioz të programeve arsimore; mbi të gjitha në Bosnjë dhe Kosovë.
“BE nuk liferon asgjë gjeo-ekonomikisht, çfarë Ballkani perëndimor ka nevojë. Për atë rajoni është vetëm një bankë e zgjatur,” thotë politologu Dusan Reljic nga “Berliner Stiftung ëissenschaft und Politik”. Për këtë rajoni gjithmonë regjistron zbehje për anëtarësim në BE.
“Erdogan vlen si burrë i fortë”
Politologu tjetër Vedran Dzihic nga Universiteti i Vjenës thekson se nuk duhet të mbivlerësohet ndikimi i shteteve si Rusia dhe Turqia në rajon, “por sa më larg shkon integrimi i premtuar drejt BE, aq më e pabesueshme bëhet BE dhe aq më tepër zgjerohen fuqitë si Rusia dhe Turqia.
Për këtë gjithmonë e më tepër ka tendenca autoritare në qeveritë e Ballkanit perëndimor. “Putin dhe Erdogan janë më popullorë se Angela Merkel ose BE,” vijon Dzihic. “Mbi të gjitha Erdogan vlen si burrë i fortë, i cili sfidon edhe të fortët e botës. Ky është materiali që impresionon shumë në Ballkan dhe shërbehet nga elitat politike.”/Bota sot