E të lumtë, tani fole si “burrat”!
Ashtu është, “rrotacioni politik te shqiptarët” ishte synimi i vetëm, kauza e vetme politike e VV-LEN, dhe ndryshim i vetëm që panë shqiptarët në ish IRJM.
Për këtë “rrotacion politik” te shqiptarët e ish IRJM u çunë peshë Erdogani, Albin Kurti dhe MIckovski!
Tani o burra, në “luftë” për… stabilitetin e ish IRJM dhe identitetin e “maqedosnasave”, ashtu siç luftonte edhe Bujar Osmani, Artan Grubi….
Dhe si shpërblim nga Mickovski për këtë “luftë” – futjuni korrupsionit dhe tenderave!
Në fund, do t’ju shohim edhe juve duke ikë në kufi për Kosovë, me makina “biznismenësh” si Artan Grubi – pasi Mickovski t’ju ketë shtrydhur edhe juve mirë e mirë si leckë.
Ju së paku, si ushtarë të Albin Kurtit, do të jeni të mirëseardhur në Kosovë! Se Erdoganit, nuk do t’i duheni më.
Afrim Fanda