Fillon loja, Zaev në selinë e Lëvizjes BESA

zaevPartitë politike në Maqedoni kanë filluar bisedimet rreth matematikave për themelimin e qeverisë së ardhshme.

Agjencia e lajmeve INA mëson se, lideri i LSDM-së sot është takuar me kreun e Lëvizjes BESA në selinë e saj në Shkup.

Pas takimit, Zaev ka deklaruar se është normale që partitë politike të takohen në këtë periudhë para formimit të qeverisë.

“Është normale që në këtë periudhë të gjitha partitë politike të takohen njëra me tjetrën. Dhe ne u pamë me këtë parti por do të shihemi edhe me subjekte tjera. Është normale që partitë politike të takohen, s’kam asgjë konkrete për të shtuar dhe për të thënë për opinionin”,  tha Zoran Zaev kryetar i LSDM-së.

Në këtë takim është edhe biseduar mundësia që partitë shqiptare, të gjitha së bashku të krijojnë qeverinë e re me partinë majtiste maqedonase.

Ndërkohë, mediat maqedonase spekuojnë se edhe anëtarë të lartë të BDI-së kanë realizuar takime me VMRO-në e Nikolla Gruevskit. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>