Grujevski dhe Boshkovski për katër deri gjashtë javë do të ekstradohen në Maqedoni

grujevski-boshkovskiArrestimi i ish-shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) të Maqedonisë, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski në Greqi pas arratisjes 4-mujore mund të ekstradohen deri në fund të nëntorit kurse deri atëherë do të jenë në paraburgim në Greqi.

Këto të dhëna për “Deutche Welle” në gjuhën maqedonase i ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Greqisë i cili, për arsye se procedura është në vijim nuk ka lejuar të publikon emrin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo periudhë deri te ekstradimi, parimisht zgjat prej 4-6 javë”. Në lidhje me këtë nga zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, u shpreh se ka pritshmëri se procedura e ekstradimit do të ndodh varësish kërkesave dhe standardeve ndërkombëtare.

Për sot ishte caktuar që Grujevski dhe Boshkovski të merren në pyetje dhe të dëgjohen dëshmitë e tij në gjykatat e Greqisë, ndërsa sipas Nova TV, dëgjimi i tyre është shtyrë për të martë. Grujevski sot është paraqitur me avokat.

Ndryshe, Grujovski dhe Boshkovski u arrestuan pardje në Aeroportin e Selanikut me identitetet Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>