‘Grupi i Kumanovës’, përfundoi seanca e sotme gjyqësore

policia mkPërfundoi seanca e sotme gjyqësore e “Grupit të Kumanovë”, të akuzuar për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave.
Në seancën e sotme ka dëshmuar mes tjerash dhe Artizana Fejzullahu, e bija e Fadil Fejzullahut një prej 29 të dyshuarve. Artizana u mor në pyetje gjerë e gjatë mbi rrethanat ë luftimeve, vendndodhjen e babait të sajë ditën e luftimeve si dhe nëse babai i sajë ka qenë në Kosovë periudhën e fundit. Gjatë dëshmisë e bija e Fejzullahut tha se ditën kur policia ka bastisur shtëpinë e tyre nuk e kanë gjetur babain e saj në shtëpi, pasi që ai kishte dalë të shëtisë me shokët.

Seanca e rradhës vazhdon në 2 mars.

*******
Grupi i Kumanovës’, sot vazhdon seanca e rradhës

Në Gjykatën themelore Shkupi 1 sot do të vazhdojë gjykimi i ‘Grupit të Kumanovës’, seanca gjykuese ka filluar në orën 10.

Në seancën e sotme do të paraqiten dëshmitarët e palës mbrojtëse të të akuzuarve për terrorizëm.

Ndryshe, në seancën e fundit të mbajtur të ditën e martë të kësaj jave, para gjykatësve dhën dëshminë e tyre katër policë të cilët përshkruajtën sulmin në karakollin e Goshincës, sulm i kryer më 21 prill të vitit të kaluar nga ky grup, si edhe një femër, familjare e njërit nga të akuzuarit. (alsat)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>