Përfaqësuesja e politikës së jashtme të BE-së, Federika Mogerini dhe euro-komisioneri Johanes Han përmes një deklarate me shkrim kërkuan sot anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit dhe anulimin e vendimin të presidentit Ivanov për faljen e personave të dyshuar për vepra kriminale.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i hapi rrugën Parlamentit për tu mbledhur sërish për ti anuluar zgjedhjet e 5 qershorit për të cilat nuk ishin plotësuar kushtet.
Kjo është një mundësi që shteti të përqendrohet në më shumë çështje serioze të cilat janë në zemër të prolongimit të krizës politike. Rruga përpara duhet të definohet nga partitë kryesore politike së bashku, sepse vetëm me dialog të pjekur, inkluzivitet dhe përkushtim të parimeve demokratike, si dhe të reformave të nevojshme dhe zbatimin e tyre vendi do të kthehet në rrugën euroatlantike”.
Kjo thuhet në deklaratën e përbashkët me shkrim të përfaqësuese së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së Federika Mogerini dhe eurokomisarit për negociata për zgjerim Johanes Han në lidhje me ngjarjet më të reja në Republikën e Maqedonisë.
“Të gjitha partitë duhet ta respektojnë marrëveshjen e Përzhinës në të cilën u dakorduan vitin e kaluar. Kjo kornizë mbetet mënyra më e mirë për dalje të vendit nga kriza e vazhdueshme. Duhet të vazhdohet me punë në përgatitjen e zgjedhjeve kredibile si dhe në prioritetet urgjente reformuese përmes procesit inkluziv”, thuhet në deklaratën me shkrim nga Mogerini dhe Han.
Në kumtesë shtohet se partitë, gjithashtu, duhet urgjentisht t’i adresojnë shqetësimet serioze rreth faljes së shumë përfaqësuesve zyrtarë nga ana e presidentit Ivanov. (INA)