1990-1991; 1994-1998, deputet i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) në parlamentin e parë pluralist të Maqedonisë.
1998-2001: deputet i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).
2002-2005: pasi ishte shkëputur për pak kohë në vitin 2001, për t’ju bashkëngjitur UÇK-së, për të luftuar politikat shtetërore të cilat i kishte votuar për 9 vite me radhë, u rikthye në parlament, këtë herë nën siglën e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), pa pasur as edhe një vërejtje të vetme për Marrëveshjen poshtëruese të Ohrit. Madje, gjatë kësaj periudhe shërbeu edhe si nënkryetar i parlamentit të ish IRJM nga 18 nëntor 2003 deri më 24 janar 2005.
Kur gjatë mandatit të tij si deputet i Partisë për Prosperitet Demokratik, nga partia e tij u vendos për të bojkotuar parlamentin për një kohë, Hisni Shaqiri ishte i vetmi deputet që refuzoi të bojkotonte parlamentin, me arsyetimin se ai me këtë rogë të deputetit ushqente familjen e tij.
Djali i tij Rijad Shaqiri, ndoqi hapat e babait të tij, por për dallim nga babai i tij, politika nuk i duhej më vetëm për të “ushqyer familjen” por për shumë më shumë se aq. Sepse si 36 vjeçar, në fletën e anketimit si deputet i VV-LEN në mandatin 2024/2028 deklaroi pasuri prej 831,742 mijë eurosh – dy shtëpi, një objekt afarist në Likovë, një veturë “BMW 530 D X” dhe një “Volkswagen Touareg”. Pasuri, të cilën unë për 30 vite punë si drejtor ndërmarrjesh të huaja, me pagë relativisht të lartë, nuk arrita ta bëj as gjysmën e saj.
Babai i tij, duke e punësuar fillimisht në Ndërmarrjen publike për banim dhe hapësira për zyra në Republikën e Maqedonisë, e më vonë në Drejtorinë e Doganave të ish IRJM, ishte kujdesur që i biri të mos vuante “fukarallëkun” si ai vet.
E djali i tij, po aq “trim” sa i ati, por pak më i zgjuar se ai, e kuptoi se, sot nuk ka nevojë të veshësh uniformën e UÇK-së për të siguruar pushtet dhe para. Në vend të kësaj, pavarësisht sa injorant je, fiton më lehtë dhe më shumë po të luftosh hapur, si jeniçer për fe, kundër UÇK-së dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve, në shërbim të Erdoganit dhe Mickovskit.
Afrim Fanda