Kafja e fundit Mickoski-Taravari! “I qoftë me fat, nuk prisja se do të shkojë në përqafimin e BDI-së”

Taravari MickoJavën që vjen do të pimë kafen e fundit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe i uroj gjitha të mirat. Këtë e deklaroi kryeministri Mickoski, duke konfirmuar se ministri aktual i Shëndetësisë po largohet nga Qeveria, por duke theksuar se shumica është e qëndrueshme.

Mickoski thotë se Taravari vendosi të rikthehej në përqafimin e BDI-së, edhe pse ky nuk ishte vendim i anëtarësisë së partisë së tij.

“z.Taravari dhe disa njerëz përreth tij janë të vendosur të kthehen në përqafimin e Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Mund t’i uroj vetëm fat dhe shpresoj që javën tjetër të kemi një takim përfundimtar ku do të përmbledhim atë që është bërë. Më e pakta që prisja ishte që ai të kthehej në përqafimin e Ali Ahmetit dhe të tjerëve, por ky është prapëseprapë vendimi i tij dhe jam i bindur se është një vendim i disa njerëzve dhe se nuk është vendim i anëtarësisë së Aleancës për Shqiptarët”, tha kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Por Mickoski nuk precizoi nëse kjo do të thotë që disa nga ministrat dhe deputetët nga partia e Taravarit mund të mbeten ende në pushtet apo nëse një parti tjetër do t’i bashkohet shumicës.

“Nëse kjo do të thotë dhe çfarë do të thotë do të tregojë koha. Qeveria është e qëndrueshme, qeveria ka përafërsisht dy të treta përkrahje në Kuvend”, shtoi Mickoski.

Taravari në deklaratë për TV21 thotë se Mickoski është nën presion të, siç tha, grupit të tjetër të shqiptarëve në qeveri për shkak të vendimit të tij të dalë vetë në zgjedhjet lokale. Ai edhe dje në hapjen e zyrës së ASH në Butel, tha se për të nuk është problem largimi nga qeveria sepse nuk do të thotë asgjë nëse je pjesë e qeverisë dhe nuk je në rrugën europiane.

“Kryeministri Mickovski ka qenë dhe është nën një presion të madh kohëve të fundit për shkak të disa gjërave, dhe më vjen keq kur dëgjoj që edhe ai bie pre e këtyre “besytnive”. E vërteta e vetme është se ne si parti kemi vendosur të dalim me lista të veçanta këshilltarësh në zgjedhjet lokale. Ky vendim nuk u mirëprit nga grupi shqiptar në Qeveri dhe ngritën 1 mijë alibi. Ne nuk duam të jemi më pjesë e kësaj klime thashethemesh dhe konspiracionesh që është krijuar. Ata politikanë shqiptarë që janë në Qeveri fatkeqësisht nuk ndryshojnë dot, janë pasardhës të mentalitetit të vjetër politik. Gjithsesi do të flas personalisht me z.Mickovski për t’i treguar qartë e saktë për vendimin tonë”, deklaroi Arben Taravari – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Bilall Kasami nga VLEN këto ditë foli për daljen e Taravarit nga qeveria, duke thënë se kryetari i Aleancës për Shqiptarët po largohet, por se dikush nga partia që nuk pajtohet me të mund të mbetet në pushtet.

tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>