Nëse Taravari nuk pranon, Kasami do të jetë kandidati i opozitës shqiptare për president të shtetit
“Fillimisht u bisedua që të jetë zotëri Taravari, por nuk përjashtohet, ka kombinime që edhe unë të jem”, por biseda me Taravarin në këtë temë nuk ka përfunduar tha Kasami për 360 shkallë.
Sipas marrëveshjes parimore, bartës liste i LEN-it në njësinë e 1 zgjedhore do të jetë Izet Mexhiti, në njësinë e 2-të zgjedhore – Afrim Gashi. Përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Bekim Qoku, edhe pse është nga Struga (NJZ 5), do të jetë në listën e LEN-it në njësinë e 6 zgjedhore, së bashku me Kasamin dhe Taravarin.
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 24 prill (e mërkurë), ndërsa raundi i dytë do të mbahet me 8 maj (e mërkurë) së bashku me zgjedhjet parlamentare.
Përndryshe motoja e LEN-it është për Ndryshim, kështu edhe Bilall Kasami nuk e ka problem të ndryshoj për nevojat e brendshme patriotike (për tregun shqiptar) në një postim në Facebook e quajti Tetovën “kryeqytet shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, por shumë shpejt e korrigjoi tek gazetari në 360 shkallë në maqedonisht vetëm një qendër:
Nuk bëhet fjalë për ndonjë “kryeqytet”, por për “qendrën” e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, komentoi kryetari i Komunës së Tetovës dhe lideri i Besës, Bilal Kasami, për “360 gradë”.