Këshilli penal, refuzon kërkesat e Janevës

KATICAKëshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1 i refuzoi katër ankesat e para të Katica Janevës, me çka përfundimisht konfirmohet se Mile Janakievski, Edmond Temelko dhe dy persona tjerë do të mbrohen në liri derisa zgjatë hetimi për rastin “Titanik”.

“Këshilli penal i përbërë nga tre gjykatës për çdo lëndë veç e veç lidhur me ankesën e Prokurorisë ku si anëtarë të këshillit marrin pjesë të gjithë gjykatësit nga njësia e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, solli vendim sipas të cilit ankesat e prokurorisë…për personat E.T, M.J, M.P dhe K.M refuzohen si të pabaza ndërsa vendimi i gjykatësit me procedurë paraprake konfirmohet”, njoftojnë nga Këshilli Penal.

Vendimin e këtillë nga Gjykata e njoftuan rreth orës 18:00, edhe pse i njëjti pritej më herët gjatë ditës për shkak të afateve ligjore. Ndërsa nga Gjykata thonë se çdo gjë është bërë në kohë. As për vendimet e as për afatet, të paktën sa për fillim nuk ka reagim nga PSP.

Ndërsa prej nesër priten vendime të reja për paraburgimet që i kërkoi Katica Janeva. Sipas paralajmërimeve nga Gjykata do të vendoset për ankesat e Prokurorisë speciale, pasi në instancë të parë iu refuzuan kërkesat për paraburgim për Gordana Jankullovskën, Kiril Bozhinovskin, Ismet Gurin dhe dy persona tjerë.

Alsat-M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>