Spitali i Tetovës sot është pajisur me një Elektrokardiograf, spirometër, EKG dhe holter donacion nga kisha e Jezu Krishtit
Spitali i Tetovës sot është pajisur me një Elektrokardiograf, spirometër, EKG dhe holter, kjo falë donacionit në vlerë prej mbi 70.000 dollar që Spitali Klinik i Tetovës, pranoi nga kisha e Jezu Krishtit të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme në Maqedoni të Veriut. Drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Agim Berisha, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e tija për këtë delegacion të Kishës së jezu krishtit, duke u zotuar se, këto mjete që do jenë në përdorim të mjekëve të repartit të Pediatrisë, do ta lehtësojnë edhe më shumë punën e mjekëve por edhe do ndihmojnë në drejtim të trajtimit sa më të mirë të fëmijëve të Pollogut që do drejtohen për ndihmë në spitalin klinik të Tetovës.
Jam i sigurt tha me këtë rast Berisha, se përpjekjet e përbashkëta do vazhdojnë dhe me një lidhje miqësie mes nesh, do mundësojmë një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme për fëmijët tonë tha drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, deklaroi Agim Berisha njofton alsat-m.