Kongresi i sotëm i krahut të Ziadin Selës në ASH, votoi për shkarkimin e Arben Taravarit nga kreu i partisë dhe rikthimin në krye të ish kryetarit të kësaj partie.
Në fjalimin e tij para kuvendarëve, Ziadin Sela tha : “Prandaj sot nuk janë këtu sepse nuk kanë fytyrë që të paraqiten sepse zotimet që i kanë marrë i kanë shkelur të gjitha me radhë. Ne do të vazhdojmë të fortë të fuqishëm”, theksoi ai.
“Sipas Kongresit kryetar legjitim i ASh-së është ai që kanë vendosur sot delegatët dhe unë jam kryetari i ASh-së. Unë jam themeluesi i këtij subjekti politik së bashku me aktivistët dhe anëtarët, dhe nuk e di kush ka të drejtën morale ndërsa në aspektin legal do të vendosin gjykatat”, u shpreh Sela.
Kongresi i datës 16.02.2024 i ASH krahut të Arben Taravarit miratoi kandidaturën për President të Republikës e Kryetarit të Partisë, Arben Taravari, si propozim i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, përkrahur nga Lidhja Evropiane për Ndryshim.
Opozita shqiptare: Lëvizja Besa (Bilall Kasami), Alternativa (Afrim Gashi), Lëvizja Demokratike (Izet Mexhiti), si Lidhje Europiane për Ndryshim (LEN), Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit dhe Bekim Qoku, zyrtarizuan bashkëpunimin për zgjedhje dhe nënshkruan deklaratën e bashkëpunimit nën një emër përbashkues VLEN.