Ministri i Jashtëm, Níkos Kotziás do të ketë sot një takim të ri në Vienë me homologun e tij të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në praninë e të dërguarit të posaçëm të OKB-së Matthew Nimetz.
Shefi i diplomacisë greke i bëri thirrje Komisionerit për zgjerimin e BE-së Johannes Hahn, i cili kishte deklaruar se do të ketë një zgjidhje për çështjen e emrit të vendit fqinj në dy javët e ardhshme, të mos japë një pamje të gabuar për negociatat, që siç duket, ai nuk i kupton.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Nikola Dimitrov deklaroi dje se nuk ka ndryshime në vizionet mes dy vendeve dhe theksoi nevojën që të mbrohet në fazën e parë procesi i negociatave. Gjithashtu, siç tha z.Dimitrov, të gjithë do të fitojnë, nëse arrihet një marrëveshje, pasi kemi interesa të përbashkëta me Greqinë. (ert)