Kovaçevski: Për momentin nuk ka propozim të pranuar në lidhje me kontestin me Bullgarinë

KovaçevskiProcesi me Bullgarinë po udhëhiqet nga ekipet MPJ-së dhe se për momentin nuk ka ndonjë propozim të pranuar, njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“MPJ me ekipet e saj të ekspertëve po bisedon me MPJ e Bullgarisë. Për momentin kur do të ketë propozim të pranuar nga të dyja palët, atëherë do të dorëzohet në institucionet e Maqedonisë së Veriut, por për momentin nuk kemi një propozim të tillë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë për media në Bruksel pas samitit BE-Ballkani Perëndimor e hodhi poshtë propozimin e presidencës franceze si të papranueshëm në formën e tanishme, me mundësi që bisedimet të vazhdojnë nëse bëhen ndryshime të pranueshme.

Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>