Kovaçevski: Zhbllokimi i procesit të integrimit më se i nevojshëm

Dimitar Kovaçevski Oliver VarhelyiMaqedonia e Veriut kërkon zhbllokimin e procesit të integrimit në BE. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski zhvillon bisedime me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në takimin me Komisionerin për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka theksuar nevojën e zhbllokimit të procesit eurointegrues për Maqedoninë e Veriut dhe se momenti është tani. Në fokus të takimit ishte procesi i integrimit të rajonit në BE dhe rreziqet që dalin nga lufta në Ukrainë. Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në BE është më se i nevojshëm si për vetë shtetet, po ashtu edhe për rajonin në përgjithësi, por jo më pak i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Europian, theksuan të dy politikanët. Ka ardhur momenti për zhbllokimin e eurointegrimit të RMV-së, sepse në të kundërtën kjo çështje do të mund të mbetet e hapur edhe për shumë kohë dhe nuk do të ishte në dobi të asnjërës palë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi, se pritshmëritë e tij janë që dialogu me palën bullgare të përfundojë sipas parimit të respektimit të vlerave europiane dhe bisedimeve të bazuara në respekt të dinjitetit. Për këto parime është dakorduar edhe me kryeministrin e Bullgarisë, Petkov kur u vendos dialogu Shkup-Sofje, ka thënë Kovaçevski. “Vendi ynë i plotësoi të gjitha detyrimte dhe vazhdon të veprojë tërësisht në linjën e politikave të Bashkimit Europian, ai edhe një herë ka dëshmuar se është partner serioz i shteteve europiane dhe meriton përfundimisht që të mbajë mbledhjen e parë ndërqeveritare me BE-në”, ka deklaruar kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski.

 

Varhelyi optimist për konferencën e parë ndërqeveritare RMV-BE 

Në përfundim të vizitës zyrtare në Sofje komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi  është shprehur optimist, se negociatat midis BE-së dhe RMV-së do të duhej të fillojnë në qershor të këtij viti. “E përfundova vizitën në Sofje me  shpresën se do të ishim në gjendje të vazhdojmë politikën tonë të zgjerimit sidomos pas luftës që nisi Rusia. Kam falënderuar kryeministrin bullgar, Kiril Petkov për diskutimin e hapur, për hapat e ardhëshëm që do të na çojnë në hapjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në”, është shprehur Varhelyi.

Edhe Uashingtoni mbështet RMV për anëtarësim në BE

Një ditë pas vizitës së Varhelyit, në Maqedoninë e Veriut vjen edhe Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried. Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se Donfried në takimet me zyrtarë të Maqedonisë së Veriut në Shkup do të shprehë mbështetjen e fortë për negociatat e anëtarësimit të vendit në BE dhe do të falënderojë për ndihmën për Ukrainën. Donfried do t’i bëjë thirrje Maqedonisë së Veriut, si anëtari më i ri i NATO-s, të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë për një sërë çështjesh rajonale të sigurisë dhe të mbrojtjes për të promovuar demokracinë dhe stabilitetin rajonal.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>