Gazeta austriake ”Kurier” ka realizuar reportazh kushtuar Prokurorisë Speciale Publike të Maqedonisë, ku sipas tyre prokurorja e Lençe Ristoska është shprehur që “Ne nuk jemi të përqendruar te disa persona ose parti dhe nuk e mbrojmë opozitën. Por, hetojmë kundër disa personave të cilët e kanë shkelur ligjin. Kushdo që e ka shkelur ligjin, duhet të japë llogari, edhe nëse nënkupton se do ta shkundim tërë sistemin politik’, transmeton Zhurnal.mk
Sipas “Kurier”, Ristoska vlerësoi se 18 muajt e parashikuar për të kryer detyrat e PSP-së nuk do të mjaftojnë dhe pret që kuvendi ta zgjatë këtë afat, megjithëse nuk ka paralajmërime për diçka të këtillë, duke shtuar se do t’u duhen një vit e gjysëm për t’i dëgjuar të gjitha përgjimet. (ina)