Prokurorja Speciale Katica Janeva sot pas përfundimit të seancës gjyqësore për lëndën “Sopoti” tha se procedura parahetimore për këtë lëndë edhe më tej do të mbetet e hapur, ndërsa kërkoi edhe ndihmë ndërkombëtare për zbardhjen e rastit.
“Kemi analizuar provat dhe “bombat” në këtë lëndë, mendojmë se është e drejtë që të tërheqim aktakuzën, pasi nuk ka prova të mjaftueshme se të akuzuarit kanë kryer veprën për të cilën ngarkohen”, tha Janeva para gazetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Edhe prokudori tjetër i PSP-së, Burim Rustemi tha se nuk ekziston asnjë provë me të cilën do dëshmohej se sopotasit kanë vënë minën në të cilën humbën jetën pjesëtarët e ekipit polak.
Rastin “Sopoti” së fundmi e mori përsipër Prokuroria Speciale duke u bazuar në bisedat e përgjuara telefonike dhe pas një vit seanca të anuluara gjyqësore, rasti mori epilog./Telegrafi/