Para dy ditësh, Izet Mexhiti dhe Orhan Murtezani, në varrezat partizane në Butel, Shkup shënuan 9 majin, Ditën e Fitores mbi Fashizmin …

Partizanet 2Para dy ditësh, më 9 maj 2025, Izet Mexhiti dhe Orhan Murtezani, në përbërje të delegacionit qeveritar, me një minutë heshtje dhe vendosjen e luleve para memorialit në varrezat partizane në Butel, Shkup shënuan 9 majin, Ditën e Fitores mbi Fashizmin dhe Ditën e Evropës.

 

“Vendi ynë dha jetët, historitë dhe heronjtë e tij. Kjo është arsyeja pse qëndrojmë këtu sot, jo përpara monumenteve të zakonshme, por përpara një dëshmie të historisë që formësoi thelbin e asaj që ne e quajmë liri sot.” deklaroi Orhan Murtezani, Ministri për Çështje Evropiane në qeverinë e koalicionit të Lëvizjes për Vetëvendosje me VMRO.

Por për çfarë jetësh, çfarë historishë dhe cilët heronj e kishte fjalën Orhan Murtezani?

PartizanetCili është thelbi i asaj që sot Orhan Murtezani, Izet Mexhiti, Afrim Gashi Bilall Kasami dhe Albin Kurti quajnë liri për shqiptarët në ish IRJM?

 

Përgjigjen në këto pyetje e dha Ljupço Dimovski, zëvendëskryeministri për Sistem Politik në fjalimin e tij: “9 maji është momenti kurorëzues i idesë maqedonase për shtetin tonë dhe është dita kur të gjitha shpresat për të qenë të vetët, të lirë dhe të pavarur, u realizuan… ne përulemi me mirënjohje të thellë dhe të sinqertë para partizanëve maqedonas që dhanë jetën e tyre për të fituar lirinë që populli maqedonas dhe të gjitha kombësitë në këto rajone e kanë dëshiruar me shekuj.

 

Historia e viteve 1945-1948 nuk është e largët, ndaj dhe shumica e shqiptarëve në ish IRJM dhe Kosovë patën rastin të dëgjojnë me veshët e tyre për këto ngjarje nga vet prindërit ose gjyshërit e tyre, dëshmitarë të gjallë të asaj që ndodhi në ato vite dhe se cila është ajo “liri” që partizanët që dje nderuan Izet Mexhiti dhe Orhan Murtezani në emër të shqiptarëve, ua sollën shqiptarëve. Janë shkruar libra historikë dhe dëshmi pafund, që janë një “klik” larg në Google. Por këto nuk vlejnë për Albin Kurtin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe mercenarët e partive erdoganiste, ndaj në emër të viktimës, shkuan për të nderuan xhelatin.

E vërteta për të cilën partitë politike shqiptare heshtin, është se në fund të Luftës së Dytë Botërore (1944–1945), duke filluar me vjeshtën e vitit 1944, shqiptarët që jetonin në rajonet si Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Dibër, u përballën me një valë të ashpër represioni dhe dhune sistematike nga partizanët, të cilët pardje i nderoi qeveria e koalicionit e VMRO dhe LVV.

E vërteta është se partizanët jugosllavë menjëherë filluan me ndëshkimet kolektive ndaj shqiptarëve, me akuzat se kishin bashkëpunuar me pushtuesit – një arsyetim politik dhe etnik, për të shuar me gjak vullnetin politik të shqiptarëve që kërkonin bashkimin kombëtar me Shqipërinë dhe e refuzonin integrimin në Jugosllavi dhe për të ndërtuar në territoret e tyre “Maqedoninë e pavarur”.

E vërteta është se shumë shqiptarë u dërguan në burgje famëkeqe si ai i Idrizovës në Shkup, por edhe në burgje në Serbi, Kosovë apo në kampet e punës në Bosnje. Udhëheqës lokalë, veteranë të luftës ose mbështetës të kauzës kombëtare shqiptare u ndëshkuan rëndë. Pothuajse të gjitha shkollat në fshatrat shqiptare u shndërruan në burgje

E vërteta është se “liria” që sollën partizanët për shqiptarët ishin masakrat, me ç’rast, sipas disa burimeve numri i viktimave shqiptare në gjithë territorin e Maqedonisë në fund të 1944 dhe fillim të 1945 kaloi 10,000 vetë.

Masakra si ajo në Kërçovë dhe Gostivar (tetor-nëntor 1944) ku qindra shqiptarë u ekzekutuan pa gjyq nga partizanët, dhe trupat e tyre u hodhën në varre masive. Në Kërçovë, sipas burimeve të historianëve shqiptarë, u masakruan mbi 300 vetë.

Masakra në Monopolin e Tetovës, një ndërtesë industriale për mbledhjen dhe përpunimin e duhanit, që gjatë periudhës së pasluftës u shndërrua nga partizanët në qendër ndalimi dhe torturimi për shqiptarët. Qindra shqiptarë të Tetovës dhe rrethinës Ish-administratorë të administratës të shtetit shqiptar, Intelektualë, mësues, klerikë dhe qytetarë aktivë, u grumbulluan në këtë ndërtesë nën akuza politike dhe etnike, shumë prej tyre pa proces gjyqësor, të konsideruar “kundërshtarë të pushtetit popullor” ose “bashkëpunëtorë të armikut”. Dëshmitarë të mbijetuar dhe familjarë raportuan për tortura brutale brenda mureve të Monopolit, ekzekutime pa gjyq, disa natën, me trupat e viktimave që më pas zhdukeshin, kushtet çnjerëzore, ku njerëz u mbanin të grumbulluar me ditë e javë pa ushqim, ujë apo ndihmë mjekësore.

Monopoli u bë sinonim i terrorizmit shtetëror ndaj shqiptarëve në Tetovë. Monopoli është përmendur në disa punime si vend ku u bë një “gjenocid i heshtur” ndaj shqiptarëve në fillim të sundimit jugosllav.

Por çfarë përfaqëson Monopoli i Tetovës për Albin Kurtin dhe mercenarët e tij neootomanë?

Thjesht një mundësi përfitimi.

Ndaj, në vend se kjo godinë famëkeqe të shembet dhe në atë vend të ndërtohet një memorial zyrtar ose muze rrethuar me një park, ku shqiptarët do të shkonin për të nderuar viktimat e terrorit sllavo-komunist ndaj shqiptarëve, mercenarët e Erdoganit dhe Albin Kurtit e shitën dhe futën paratë në xhep.

I di Albin Kurti të gjitha këto? E si mundet mos i dijë këto fakte historike, 100 km larg Prishtinës, Albini I gjithëdijshëm, i cili si i barabartë, me historianë flet për historinë, me kompozitorë flet për muzikën, me regjisorë flet për teatrin dhe filmat, me nobelistë analizon veprat…

Kjo e fundit, na e përplas edhe një të vërtetë në fytyrë: shqiptarët nuk kanë nevojë për liderë të gjithëdijshëm, të gjithëpushtetshëm, më trimat në botë… por thjesht njerëz të ndershëm!

Huazuar nga Afrim Fanda-Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>