LSDM-ja nuk merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit

zaevQëndrimi i prerë i LSDM-së është se nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike, andaj edhe nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit.

“Maqedoni pa zgjedhje të lira nuk ka liri. Me muaj po luftojmë për zgjedhje të lira dhe demokratike të kthehet mënyra një person një votë. Nikolla Gruevski në kontinuitet e shkelte Marrëveshjen e Përzhinës, presionet vazhdojnë. Nuk heqim dorë nga parimet tona. Ne e mbajmë fjalën. Në emër të demokracisë, LSDM-ja nuk do të merr pjesë në këto zgjedhje. Mujave të kaluar qytetarët dëgjuan se pse VMRO-ja nuk pranonte zgjedhje demokratike. VMRO-ja i shmangej zbatimit të marrëveshjes së Përzhinës me qëllim që të mbrojnë krimin dhe korrupsionin”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev, deklaroi se nuk mund të ketë zgjedhje të lira atje ku votojnë edhe të vdekurit.

“Pa liri nuk mund të ketë zgjedhje të lira, atje ku votojnë të vdekurit, nuk jund të ket zgjedhje të rregullta. Maqedonia demokratike nuk do ta lejoj këtë. Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë pa dallim përkatësisë etnike, fetare që bashkë ta rruajmë demokracinë. Bëhet fjalë për ardhmërinë e Maqedonisë”, tha Zaev.

“Bashkësia ndërkombëtare gjatë gjithë ditës ishte në kontakt me opozitën dhe janë njoftuar në detaje për të gjitha zhvillimet”, u shpreh Zaev.

Lideri opozitarë theksoi se për vendimin e tij ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtarë, me të cilin gjatë gjithë ditës ka qenë në kontakt.

“Bashkësia ndërkombëtare gjatë gjithë ditës ishte në kontakt me opozitën dhe janë njoftuar në detaje për të gjitha zhvillimet. Biseduam me miqt e Maqedonisë me ambasadorin e BE-së dhe SHBA-ve, ata kanë qëllim të mirë për Maqedoninë, por vendimi final është në duart e qytetarëve të Maqedonisë”, theksoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së. (alsat)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>