LSHD: “… Kur komunistët serbë vendosën që më 1945 të krijonin shtetin e “Maqedonisë” bashkë me identitetin, gjuhën dhe historinë e shpikur, pjesa dërmuese e territoreve të shqiptarëve nuk administrohej as nga serbët, as nga bullgarët, e as nga Perandoria Osmane… por nga vetë shqiptarët, përmes shtetit të tyre shqiptar!…”

deftes_shkollore_tetove 1942-43 dhe 1943-44

Mbretnija Shqiptare – Ministrija e Arsimit – Dëftesë shkollore 1942-43 dhe Shteti Shqiptar – Ministrija e Arsimit – Dëftesë shkollore 1943-44

Komunikim me mediat

LSHD:  i’a kujtojmë presidentit Stevo Pendarovski se, kur komunistët serbë vendosën që më 1945 të krijonin shtetin e “Maqedonisë” bashkë me identitetin, gjuhën dhe historinë e shpikur, pjesa dërmuese e territoreve të shqiptarëve nuk administrohej as nga serbet, as nga bullgarët, e as nga Perandoria Osmane, siç e keqinterpretoi historinë ai pak ditë më parë, por nga vet shqiptarët, përmes shtetit të tyre shqiptar! Dhe për këtë, dëshmojnë dokumente të shumta të lëshuara nga këto autoritete, fotografi, e madje akoma edhe dëshmitarë të gjallë!

leter identiteti GostivarLëvizja për Shtet dhe Drejtësi denoncon para opinionit, përpjekjen për falsifikim dhe keqinterpretim të historisë nga ana e presidentit Stevo Pendarovski në intervistën e tij dhënë gazetës evropiane “online”, EUobserver. Në këtë intervistë, z. Pendarovski thjesht fshiu nga historia shqiptarët, duke deklaruar se “para krijimit të Maqedonisë si pjesë e Jugosllavisë, territori ishte i qeverisur nga Bullgaria, Serbia dhe, duke shkuar më larg, nga Perandoria Osmane”, duke e heshtur kështu qëllimisht, faktin e pamohueshëm historik, se në periudhën në mes të viteve 1941 dhe 1945 në shumicën e territoreve shqiptare, shtrihej administrata e shtetit shqiptar.

LSHD i bën me dije z. Pendarovski dhe segmenteve të tjera të pushtetit që përpiqen të falsifikojnë  historinë, se shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë shijen e lirisë në shtetin e tyre, në territoret e çliruara nga terrori tridhjetë vjeçar serb, ku ata përjetuan rilindjen kombëtare të mundësuar nga administrata, shkollat, dhe institucionet e shtetit të tyre, të cilat u mungojnë edhe sot e kësaj dite. Ashtu siç nuk mund të harrojnë as masakrat mbi popullsinë e pafajshme civile që paralajmëruan dhe kurorëzuan lindjen e “shtetit të ri” të “Maqedonisë” mbi gjakun e tyre.

LSHD gjithashtu hedh poshtë shpifjen dhe manipulimin djallëzor të presidentit Pendarovski lidhur me vullnetin politik të shqiptarëve, i cili gjatë fjalimit vjetor në seancë plenare, para deputetëve dhe korit diplomatik, gënjeu opinionin e brendshëm dhe faktorin ndërkombëtar, gjoja se shqiptarët përkrahin përvetësimin e identitetit, gjuhës dhe falsifikimin e historisë nga ana e institucioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut. LSHD kërkon të vetëdijësojë të gjithë faktorët politikë të brendshëm, si dhe faktorët e jashtëm të involvuar në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë konflikt, se heshtja e përfaqësuesve politikë shqiptarë të korruptuar dhe të kapur, dhe të tjerëve të frikësuar për të shprehur opinionin e tyre të lirë, nuk duhet dhe nuk mund të interpretohet si aprovim, dhe vetësakrifikim i tyre, për të legjitimuar  padrejtësitë dhe krimet ndaj tyre që vazhdojnë që nga viti 1912.

Fakti që presidenti Stevo Pendarovski gënjeu dhe manipuloi dy here brenda pak ditësh, lidhur me historinë dhe vullnetin politik të shqiptarëve, dëshmon qartë se interesat kombëtare të shqiptarëve nuk janë dhe nuk mund të jenë të përfaqësuar dhe të mbrojtur në shtetin me karakter unitar të Maqedonisë së veriut.

Ashtu si paqja dhe e ardhmja më e mirë për të gjithë, nuk mund të ndërtohet mbi gënjeshtra, përvetësime dhe  falsifikime të historisë!

LSHDLëvizja për Shtet dhe Drejtësi

Kryesia qendrore

Kryetari

Adnan Abdullahi-Voka

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>