Lutfiu: Me dënuan me burg vetëm pse mora pjesë në protestë, lihen të lirë krimelët maqedonas që përgjaken deputetët

protestaXhemail Lutfiu nga Shkupi është ndër 14 të dënuarit për pjesëmarrje në protestën e 2 marsit të vitit 2013, kundër incidenteve të dhunshme nëpër autobusët urban në kryeqytet.  Ai vuajti 4 muaj burg nën akuzën “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale.”

Ai thotë se në momentin që ishte arrestuar nga policia është rrahur në mënyrë brutale dhe pas vuajtjes së burgut ende nuk është i lirë, pasi që rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit. Xhemaili thotë se është i revoltuar nga vendimi i fundit i gjykatës që liroi me kusht të akuzuarit për dhunën e 27 prillit në Kuvend.

“Rasti im ka katër vjet që po ndiqet, kurse ata që protestuan brenda muajit po lirohen me kusht. Kjo është një katastrofë sa që unë nuk e llogaris këtë si shtet. Pasi që nuk ka për shqiptarët drejtësi, nuk ka shtet. Për palën maqedonase paska falje kurse për palën shqiptare nuk ka. Edhe pse e dimë se gjykatën e ka në dorë një parti”, tha Xhemail Lutfiu, Ish i burgosur.

Edhe avokatja e tij mbrojtëse,  Ivanka Jakimoska thotë se gjykata merr vendime selektive.  Sipas saj, në protestën e 2 marsit , katër vjet më parë, ka pasur vetëm dëme materiale dhe disa të lënduar, por pa vërtetuar se kush çfarë saktë ka bërë.

“Në situatë të tillë është shumë e vështirë të përcaktohet se kush çfarë ka vepruar që të akuzohet ndonjë person konkret dhe të merren masat adekuate ndaj tij. Në atë lëndë kishte persona që u akuzuan për pjesëmarrje në turmë, për të njëjtën vepër penale. Edhe në atë rast kishte video incizime dhe fytyrat e secilit prej të akuzuarve ishte  shënuar në çdo fotografi dhe konsideroj se duhet të ketë standard të njëjtë për të gjithë”, tha Ivanka Jakimovska, Avokate.

Me nga 3 vite burg në fund të korrikut të 2014 u dënuan edhe 6 të rinj shqiptarë nga Shkupi, për pjesëmarrje në protestat kundër rastit “Monstra”. Prokuroria Publike Themelore i ngarkoi ata me veprën e njejtë penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryente vepër penale”. Përveç veprës me burg, të dënuarit u dënuan edhe për pagesën e dëmit të shkaktuar të vlerësuar rreth 26 mijë euro për thyerjen e xhamave të ndërtesës së gjykatës nga ana e protestuesve. /tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>