Maqedoni: Ndryshon ligji për amnisti për shkelje zgjedhore

USAGjykata kushtetuese e Maqedonisë e ka miratuar sot ndryshimin e ligjit për amnisti të rasteve të shkeljeve dhe krimeve në proceset zgjedhore. Kjo i mundëson presidentit të vendit të falë persona të dënuar apo të akuzuar për manipulime e mashtrime zgjedhore. Çështja ka ngritur debate, ndërsa shoqreia civile e mbështetur nga opozita maqedonase kanë protestuar.
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë vendosi të ndryshojë Ligjin e vitit 2009 për faljen e të dënuarve, duke mundësuar në këtë mënyrë faljen e personave që janë akuzuar apo dënuar për kriminalitet në zgjedhje.
Vendimi i gjykatës do të hyjë në fuqi pasi të shpallet në fletoren zyrtare. Ndërkaq, gjykata ka bërë të ditur se vendimi do të publikohet në faqen e saj të internetit. Nuk dihet se sa prej anëtarëve të gjykatës kanë qenë për dhe sa kundër vendimit që është bërë çështje debatesh në Maqedoni.
Opozita vlerëson se me këtë vendim do t’i mundësohet presidentit të vendit që të falë lloj-lloj kriminelësh si dhe pjesëtarët e pushtetit të akuzuar ose dyshuar për manipoulime dhe mashtrime zgjedhore
Nga ana tjetër, një numër protestuesish u mblodhën të martën në mbrëmje në afërsi të Gjykatës kushtetuese në Shkup për të kundërshtuar nismën për faljen e manipuluesve dhe mashtruesve në zgjedhjet e kaluara. Nismën e ka ngritur një avokat nga qyteti i Ohrit, zyra e të cilit në disa raste është vënë në funksion të mbrojtjes së ish-ministres së Rendit, Gordana Jankullovska dhe zyrtarëve të tjerë të pushtetit në procese gjyqësore. Gjykatës kushtetuese, ndërkohë i duhej shumica e thjeshtë e votave të anëtarëve të saj për ta miratuar vendimin.
Gjithashtu, në anën tjetër, ishin mbledhur kundërprotestues, siç i quajnë këtu. Njerëz që u kundërvihen protetsuesve dhe mbështesin vendime të caktuara, zakonisht të pushtetit. Policia speciale qëndronte në mes të tyre për të penguar eventrualisht përplasjet ndërmjet grupeve.
Gjykata nuk lejoi mjetet e informimit të merrnin pjesë në seancë, gjë që nxiti reagime të medias, dhe faktorëve të tjerë.
Ambasada amerikane në Shkup, përmes rrjetit social Twitter ka shkruar:
“Pse Gjykata kushtetuese e mban sot seancën me dyer të mbyllura për publikun? Transparenca është thelbësore për secilin institucion”.
Vendimi i gjykatës për seancën e mbyllur ishte bërë i njohur në faqen e saj të internetit, pa ndonjë shpjegim të hollësishëm lidhur me ndalimin e pjesëtarëve të medias për të marrë pjesë në takim. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>