Maqedonia dhe çështja e emrit

ShkupiQeveria e re e Maqedonisë duket se është e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e emrit të vendit që e ka me Greqinë fqinje. Në Athinë ndodhet ministri i jashtëm maqedonas në përpjekje të zbutjes së raporteve të ftohura prej vitesh. Megjithatë, autoritetet greke kanë bërë të ditur se Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë, siç i referohen ata, duhet të ndryshojë emrin në mënyrë që të zhbllokohen proceset e integrimit të këtij vendi drejt strukturave euro-atlantike.

Qëndrimi i një ministri të jashtëm maqedonas në Athinë, me ftesë të homologut të tij grek, ka qenë një gjë e rrallë në 26 vitet e fundit, ndërsa dy vendet fqinje nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre, për sa i pëket emrit Maqedoni.

Ministri i ri maqedonas Nikolla Dimirtov shkoi në Athinë për të kërkuar ndihmë, siç tha, për avancimin e Maqedonisë drejt rrugës të cilën dëshiron ta ndjekë, atë të integrimeve euro-atantike.

Zoti Dimitrov në një konferencë shtypi në Athinë me ministrin e jashtënm grek Nikos Koxias tha se Maqedonia nuk ka axhenda të fshehta dhe se dëshiron të jetë mike e Greqisë. “Ne, ka shtuar ministri Dimitrov, jemi të vendosur edhe nëse nuk na hapen në të ardhmen dyert e Bashkimit Evropian, që të punojmë për ngritjen e institucioneve të fuqishme dhe të sundimit të ligjit që do të jetë mbi vullnetin e politikanëve”.

Ministri grek Koxias tha se Greqia është e hapur për të mbështetur përpjekjet e fqinjit verior për t’u bërë pjesë e organizatave ndërkomëbtare, por se së pari duhet të zjidhjet çështja e emrit. Ai theksoi përparimin e shënuar për masat e ndërtimit të mirëbesimit dhe njoftoi se po propozohen masa të reja.

Greqia, për shkak të një territori në veri të saj të quajtur Maqedoni nuk e njeh Republikën e Maqedonisë me këtë emër por me shkurtesën FYROM apo referencën Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë.

Nikos Koxias ka qenë para një viti në Shkup por në cilësinë e një zyrtari të Bashkimit Evorpian dhe jo për të biseduar mbi çështjen e emrit.

Një pjesë e madhe e popullit maqedonas ka frikë se me ndryshimin e emrit të vendit do të humbet identiteti i tij kombëtar, një gjë që, sipas analistëve e ka ekzagjeruar edhe pushteti i kaluar, ndërsa nga ana tjetër ishte i gatshëm të pranojë referenca si “Republika veriore” ose “e sipërme e Maqedonisë”, sipas bisedave të përgjuara telefonike në mes ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-ministrit të jashtëm Antonio Milloshoski.

Bashkimi Evropian dhe NATO e kanë përsëritur këto ditë se Maqedonia, nëse dëshiron të bëhet pjesë e strukturave nderkombetare, duhet të gjejë një zgjidhje për çështjen e emrit të saj.

Ndërkaq, partitë politike të shqiptarëve të Maqedonisë duan që në bisedimet me Greqinë të përfshihet një pjesëtar i komunitetit shqiptar.

Bisedimet mbi 20 vjeçare me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>