Kuvendi më në fund e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko Zvërlevskin. Para dy minutave deputetët e Parlamentit me 64 vota pro dhe asnjë kundër votuan që Marko Zvërlevski të mos jetë më kryeprokuror i shtetit.
Gjatë votimit, në Parlament nuk ishin prezent deputetët e VMRO-DPMNE-së, sepse sipas tyre, shkarkimi i kryeprokurorit Zvërlevskit, është joligjor dhe i pa pranueshëm për ta. Pak çaste para votimit, deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski për herë të fundit u përpoq të obstrujë dhe të pengojë votimin, mirëpo Xhaferi ishte i palëkundur në vendimin e tij për të nxjerë në votim shkarkimin e Zvërlevskit. (ina)