Në gjykatën themelore të Tetovës filloi Seanca e 11 për Spitalin modular

Spitali Modular gjykimiNë Gjykatën Themelore të Tetovës filloi sot seanca e 11 për zjarrin në Spitalin modular . Në seancën e sotme pritet te dëshmojnë 4 dëshmitarë të propozuar nga pala mbrojtëse.

 

I pari në seancën e sotme dëshmoi Bashkim Ibrahimi, i punësuar në Spital nga viti 2008, si sigurim në Bllokun internistik.

“Nga hapja e Modularit deri në ditën e zjarrit kam kryer disa shërbime si bartjen e ilaçeve. Brenda ditës kam hyrë 4- 5 herë në modular, dhe unë personalisht kam parë aparate kundër zjarrit. Mendoj se kishte 3 aparate kundër zjarrit. Njërin aparat te pritorja e kam parë, njërën te dhoma e motrave dhe njërin në depo. Aty ku kanë qëndruar pacientët nuk kam parë aparate kundër zjarrit. Në derën e hyrjes kishte shenjë ” ndalohet hyrja”. Dera ka qenë e mbyllur me çelës”, deklaroi Bashkim Ibrahimi, dëshmitar.

“Punoj në Spital nga viti 2015. Sipas nevojës, kam hyrë në Modularin nga dita që ai u hap deri në ditën e zjarrit. Në raste kur ka pasur viktima nga Kovidi i kemi marrë trupat e pa jetë i kemi futur në furgon për në varreza. 5-6 herë në ditë kemi hyrë. Në pjesën e sipërme të Modularit mendoj se kam parë një aparat kundër zjarrit. Në hyrje të Modularit kishte mbishkrim “ndalohet hyrja e personave civil”, deklaroi Ismail Sejrani, dëshmitar.

“Jam e punësuar në bllokun Internistik në Spitalin e Tetovës nga viti 2019. Fillimisht prej kur u hap Modulari unë kam punuar aty. Nuk e kam pasur prioritet në punë të vërej aparate kundër zjarrit, nuk më kujtohet nëse ka pasur apo jo. Atë natë kur ndodhi tragjedia, kam dhënë deklaratë në gjykatë. Nuk më kujtohet nëse deklaratën e dhashë për ndonjë prokuror…Përgjegjës nuk ka pasur modulari, përgjegjës ka qenë kush ka qenë në ndërrim. Personeli mjekësor që ka qenë në ndërrim ka qenë përgjegjës”, tha Ersele Tresi, dëshmitare.

Procesi gjyqësor për zjarrin në spitalin modular në Tetovë që ndodhi më 8 shtator 2021 kur humbën jetën 14 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, ka filluar më 7 dhjetor të vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>