Në Maqedoni sërish nga mesnata do të ulen çmimet e derivateve të naftës.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) vendosi që nga mesnata të ulen çmimet e derivateve të naftës, edhe ate për 1 denarë për benzinën, dhe 1,5 denarë për dizelin.
Çmimi i Eurosuper BS-98 do të jetë 62,5 denarë për litër. Ndërsa Eurosuper BS-95 do të jetë më lirë për 1,5 denarë për litër, edhe ate do të jetë 60,5 denarë.
Dizeli do të jetë 51 denarë për litër. Çmimi i vajit ekstra i lehtë gjithashtu ulet për 1,5 den për litër, edhe ate do të shitet për 40 denarë për litër.
Këto janë çmimet e reja të korigjuara brenda një jave dhe se Maqedonia konsiderohet si vendi me derivate më të lira në rajonin e Evropës. (INA)