Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë bëri t ditur se në Tetovë dhe rrethinë nga 16 deri 20 mars janë evidentuar 295 persona të cilët kanë nënshkruar deklarata se do të vetë-izolohen në shtëpi, si masë për parandalimin nga coronavirusi.
Nga SPB – Tetovë njoftojnë se policia po kontrollon nëse po respektohen rekomandimet e dhëna dhe detyrimi që të mbesin në shtëpi në datën e caktuar.
Ata shtojnë se gjatë ditës po kontrollohen disa persona nëse kanë lëshuar vendbanimin apo jo.
MPB më 17 njoftoi se një person ka shkelur rekomandimin për vetë-izolim dhe ndaj tij është parashtruar kallëzimi penal në Prokurori. Ai do të gjykohet sipas nenit 206 dhe 206 të Kodit Penale./Telegrafi/