Në Vienë dje u zhvillua takimi trepalësh për çështjen e emrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, me pjesmarrjen e të dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Matthew Nimetz dhe ministrave të Jashtëm të të dy vendeve, Níkos Kotziás dhe Nikolla Dimitrov.
Sipas informacioneve të deritanishme, z.Nimetz do të paraqesë formën ligjore në bazë të së cilës do të paraqitet marrëveshja e ardhme e mundshme e të dy palëve në OKB, me mangësi në çështjet e diskutueshme, të tilla si ajo e emrit.
Dje në mbrëmje, ministrat e Jashtëm të të dy vendeve patën një takim dypalësh, që sipas informacioneve, u zhvillua në një klimë të mirë.
Ministri i Jashtëm, Níkos Kotziás do të ketë takime në Javën e Shenjtë me udhëheqësit e partive politike të Greqisë, për t’i informuar ata për këtë çështje. (ert)