Banorët e Komunës së Tetovës do të dalin nesër në zgjedhje për të votuar përbërjen e re të Këshillit Komunal.
Të gjitha vendvotimet, 117, do të hapen në orën 7, ndërsa sot kanë votuar të sëmurët dhe të burgosurit.
Qeveria vendosi ta çojë në zgjedhje këshillin e kësaj komune, pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak.
Qytetarët që i intervistuam thonë se do të dalin në zgjedhje . Ata presin nga këshilltarët e rinj të punojnë për të mirën e qytetit.
Për Këshillin e komunës së Tetovës, që udhëhiqet nga kryetari Bilall Kasami, garojnë 13 lista këshilltarësh nga parti politike dhe nisma qytetare.
Komuna e Tetovës është më e madhja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku del edhe numri më i madh deputetëve shqiptarë në këtë vend.
rtk