12 raste të reja të prekur nga virusi korona në vendin tonë. Nga 12 personat e mësipërm 7 janë nga Shkupi dhe 5 nga Kumanova. Alsat mëson se në mesin e të infektuarve rezultojnë të jenë edhe tre policë. Tashmë numri i të prekurve në vendin tonë ka mbërritur në 148.
Numri i infektuar nëpër qytete
- Shkup 88 raste
- Dibër 40 raste
- Kumanovë 8 raste
- Shtip 7 raste
Kavadarc 2 raste - Ohër 2 rast
- Gostivar 1 rast
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë të gjithë personat që kanë simptoma të cilat i shtyjnë të dyshojnë se mund të jenë të infektuar, duhet të telefonojnë mjekun amë dhe assesi të shkojnë personalisht në ordinancë. Ky i fundit pasi parashtron pyetjet e caktuara vendos nëse është apo jo e nevojshme që pacienti t’i nënshtrohet testimit për virus korona. Me rëndësi jetike është që qytetarët të përgjigjen sinqerisht në të gjitha pyetjet e parashtruara nga mjeku amë. Në rast se është e nevojshme të bëhet testim, mjeku amë cakton orarin përmes “ Termini im” në një nga katër punktet, varësisht nga vendbanimi i pacientit. Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se pa caktim të një orari është e pamundur të bëhet testim, andaj qytetarëve u rekomandohet që të mos shkojnë personalisht në ordinanca, pa pasur të caktuar paraprakisht një orar. Në shërbim të informimit të qytetarëve është edhe numri telefonit 0800 002 03. 4 punktet për testim ndodhen: një në poliklinikën e Çairit, në poliklinikën” Jane Sandanski”, në klinikën” Zhan Mitrev” dhe Instituti për Shëndet Publik.
Numri i qytetarëve në vet izolim dhe karantin është 10 100. Në vendin tonë dy persona të prekur nga virusi korona humbën jetën, një grua 57 vjeçare nga Kumanova dhe një burrë 63 vjeçar nga Dibra.
Sipas Institutit për Shëndet Publik, thuhet se “mosha e pacientëve varion nga 2 deri në 91 vjet (mesatarisht 42.2 vjet), dhe shumica e pacientëve (23 përqind) janë midis moshës 30 dhe 39 vjeçe”
Kolla është simptoma më e zakonshme e të sëmurëve, gati 70 përqind të pacientëve e shfaqin këtë simptom. Pastaj vjen temperatura e lartë(65.3%), dobësi (31.6%), dhimbje të fyti (25.3%), ethe (24.2%) dhe dhimbje koke (24.2%), kurse 41 persona janë pa simptoma.
27 nga 136 pacientët, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë sëmundje kronike, 17 prej të cilave kanë sëmundje kardiovaskulare, 5 sëmundje kronike në mushkëri, dhe nga tre pacientë kanë diabet, sëmundje kronike në veshka dhe hipotiroidizëm, kurse një pacient është me sëmundje neuromuskulare.
Deri më tani, sipas Institutit, janë infektuar 9 persona nga personeli mjekësorë.
Raporti ditor i Institutit thotë se “vlerësimi i rrezikut të OBSH-së në nivelin global dhe evropian për shpërndarjen e mëtejshme të COVID-19 vlerësohet si shumë i lartë”.
Sipas kategorizimit të rrezikut të OBSH-së, vlerësohet se:
Dibra është në fazën 4 (transmetimi i gjerë i komunitetit).
Shkupi është në fazën 4 (transmetim i gjerë i komunitetit).
Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë në fazën 2 (raste sporadike)
Deri sot pasdite kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 22 persona të rinj, prej të cilëve 16 janë gra dhe 6 burra. Shumica e tyre janë në moshën 50-59 vjeçe.
Dy prej tyre janë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër janë në trajtim shtëpiak.
Nga këta 22 persona, 15 tashmë kanë pasur kontakte me një person tashmë të infektuar.