Parashihet zgjerimi i Grupit të punës për ballafaqim me ndotjen e lartë të ajrit në Maqedoni

ndotjaNë seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor ka prezantuar propozime për ballfaqim me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit gjatë periudhës së verës dhe gjatë gjithë dimrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njërin prej propozimeve për ballafaqim me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë, është edhe mbikëqyrja e përforcuar e zbatimit të të gjitha masave të rregulluara për përmirësimin e cilësisë së ajrit, si dhe informimi më kohë i Qeverisë pvr zbatimin efikas të masave të definuara në dokumentet planore.

“Duke e pasur parasysh faktin që puna e deritanishme e Grupit të punës ndërmjet resoreve për ballafaqimin me këtë problem nuk i dha rezultatet e pritura, ështv sjellë vendim për zgjerimin e Grupit të punës me anëtarë të institucioneve tjera relevante, zëvendësimin e anëtarëve të tanishëm joaktiv dhe të pensionuar me të tjerë dhe koordinimin e Grupit të punës nga funksionarë të MMJPH-së në nivel më të lartë politik”, thuhet në kumtesën e Qeverisë./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>