Nuk mjaftonte vetëm debati i hapur në publik lidhur me funksionalitetin dhe mbështetjen për ndryshimet ligjore për Prokurorinë Speciale Publike (PSP), por ndodhi edhe diçka tjetër që ka ngritur dyshime serioze në publik. PSP-së i ka ndodhur një fatkeqësi brenda objektit kryesor, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas burimeve të brendshme të emisionit 360 se uji i sistemit për ngrohje ka prishur apo ka dëmtuar disa dosje të lëndëve të hapura, janë përgjigjur edhe nga PSP të cilët thonë “është e vërtetë se përshkak vjetërsisë së instalimit të nxemjes qendrore në objektin ku ndodhet PSP, ka pasur rrjedhje nga gypat e këtij sistemi ngrohës, që ka sjellë në dëmtimin dhe prishjen e tërësishme të dokumentacionit për disa lëndë, mes tyre edhe: “Perandoria, “Treqind” dhe “Spiuni”. Por, duhet të kihet parasysh se PSP dokumentet i ka në formë të skenuar. E nëse e vërejmë se të njejtat dokumente nuk janë në formë elektronike, do të kërkojmë ripërtrirjen e tyre. Për momentin jemi duke hetuar se si ka ndodhur kjo ngjarje. Përndryshe, PSP i ka siguruar edhe objektin por edhe paisjet brenda” thonë nga PSP për emisionin 360.
Përndryshe, këto janë lëndë nëpër procese gjyqësore kurse të akuzuar janë ish-zyrtarë shtetëror e në mesin e tyre, Sasho Mijallkov dhe Jordan Kamçev. /Telegrafi/