Njësitet speciale sot në mëngjes kanë kryer bastisje në një shtëpi në fshatin Hotël të komunës së Likovës.
Sipas informacioneve të fundit, është kryer një bastisje në shtëpinë e Qenan Isenit dhe se më pas policia është larguar.
“Janë maltretuar të gjithë anëtarët e familjes së Qenan Isenit, kurse djali i tij Sadam Iseni është rrahur brutalisht nga policia dhe ka marrë lëndime trupore”, tha për “Lajm” një banor i fshatit Hotël, i cili insiston të mos i përmendet emri.
Sipas informatave yë fundit, policia ka filluar të tërhiqet nga ky fshat. (INA)