Politikë “e shkathët”, apo dyfytyrësi dhe amoralitet politik!?

BlerimDhe ja ku u zgjidh edhe problemi i ish ushtarit të UÇK Blerim Ramadanit… sipas parimit serb “I vuk (Vučič) sit, i ovce (koalicia) na broju“ (Edhe ujku (Vuçiç) i ngopur, edhe delet (e koalicionit) në numër)!

 

Në këtë mënyrë të gjithë mbeten të kënaqur:

Vuçiç krenohet para serbëve se “ata do ma dorëzonin, por ja që iku” duke kërkuar nga koalicioni qeveritar VMRO/LVV përgjegjësit për arratisjen e Blerim Ramadanit.

Mickovski nuk u detyrua t’i thotë jo vëllait të tij të madh Vuçiçit, gjë që nuk vinte parasysh. Por mënyra e zgjidhjes së problemit nënkupton mesazhin se Mickovski nuk do të tolerojë më ish ushtarë të tjerë të UÇK-së në “shtetin e tij”, por do t’i ekstradojë menjëherë në Serbi. Dhe kështu VMRO, përmes bashkëqeverisjes me LVV, po realizon me sukses premtimet për luftën kundër UÇK-së në fushatën parazgjedhore, duke e bërë “shtetin e tij” territor të ndaluar për ish ushtarët e UÇK nga Kosova.

Albin Kurti, “pobratimi” i Mickovskit në koalicionin bashkëqeverisës, në këtë mënyrë nuk u vu në pozitë para shqiptarëve në të dy anët e kufirit duke dorëzuar një ish luftëtar të UÇK Serbisë. E me kte “delet” e tij mbeten në numër në qeveri. Albin Kurti mbetet i “forte”, luftarak në Kosovë, se aty i duhen votat e shqiptarëve, e njëkohësit “i butë” dhe faktor stabiliteti në ish IRJM. Se këtu nuk i duhen votat e shqiptarëve, por “votat” e ndërkombëtarëve, dhe mbështetja e Erdoganit.

Tani, pas incidentit me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit, marrëdhëniet “e shkëlqyera” të Kosovës me “Maqedoninë e Veriut” u reduktuan në marrëdhënie të mira, vetëm të LVV me VMRO.

Politikë “e shkathët”, apo dyfytyrësi dhe amoralitet politik!?

Afrim Fanda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>