Prej nesër, e enjte, 23.04.2020, shkurtohen kufizimet për lëvizje

Çdo ditë pune, nga e Hëna deri të Premten, lejohet lëvizja e qytetarëve prej nga ora 05:00 deri në orën 19:00, që do të thotë se prej në orën 19:00 deri në orën 05:00 ndalohet lëvizja e lirë.

Për njerëzit mbi moshën 67 vjeç, lëvizja do të lejohet çdo ditë pune nga 05:00 deri në orën 12:00 të mesditës.

Të rinjtë deri në moshën 18 vjeç mund të lëvizin nga e Hëna në të Premte nga ora 13:00 deri në 19:00.

Ndërsa gjatë fundjavës kufizimi i lëvizjes do të fillojë të shtunën në orën 15:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Të Shtunën, personat mbi moshën 67 vjeç do të lejohen të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit në 11:00 pasdite, ndërsa të rinjtë deri në moshën 18 vjeç mund të lëvizin nga ora 12:00 deri në ora 15:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>