Publikohet raporti i Departamentit të Shtetit për Maqedoninë: Korrupsioni ngelet si problem kryesor

Departament of State ADepartamenti i Shtetit këtë pasdite publikoi raportin mbi të drejtat dhe liritë e njeriut për Maqedoninë e Veriut.

Korrupsioni i lartë dhe dhuna ndaj individëve LGBT shënohen si probleme kryesore. Qeveria angazhohet për një gjyqësor të pavarur, thuhet në raport, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti nënvizon përparim në lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, por çështja kryesore mbetet pavarësia e dobët e mediave.

“Qeveria ka bërë përparim në respektimin e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, por problemet mbeten, përfshirë pavarësinë e dobët të mediave dhe dhunën dhe frikësimin e gazetarëve. Ndërsa media dhe raportimi mbeten kryesisht të ndara përgjatë linjave politike, numri i zërave të pavarur të mediave që shprehin aktivisht pikëpamje të ndryshme pa kufizim të hapur vazhdon të rritet”, thuhet në raport.

Sa i përket sundimit të ligjit, thuhet se qeveria ka treguar respekt më të madh për pavarësinë e gjyqësorit.

“Qeveria ka treguar respekt më të madh për pavarësinë gjyqësore dhe paanshmërinë sesa vitet e kaluara. Sipas raportit të KE-së të 29 majit, sistemi gjyqësor i vendit ka bërë përparim të mirë në adresimin e “prioriteteve për reforma urgjente të kërkuara nga BE” dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe të Grupit të ekspertëve për çështje sistemike të sundimit të ligjit. Vendi ka treguar vendosmëri të vazhdueshme për të përmirësuar sistemin gjyqësor, duke sjell aktgjykime për disa raste të Prokurorisë Speciale të profilit të lartë”, thuhet në raport.

Në lidhje me korrupsionin, në raport nënvizohet se është bërë përparim i theksuar, por roli mbizotërues i qeverisë në ekonomi ka krijuar mundësi për korrupsion. voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>