Publikohet raporti i PSP-së, 80 politikanë në shënjestër të Janevës

katicaProkuroria speciale ka hapur 30 lëndë kundër gjithsej 80 personave. Lëndët janë në fazë hetimi, ndërsa për një pjesë tanimë janë ngritur kallëzime penale në rastin “Titanik”. Janeva informon se së shpejti mund të priten edhe akuzat e para. Këto janë veprat penale për të cilat është nisur procedurë.

RAPORTI I PROKURORISË SPECIALE PUBLIKE

1 person për “SPIUNIM”

1 person për “Dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta të shtetit”

6 persona për “Përgjim të paautorizuar dhe audio regjistrim”

10 persona për “Shkelje të së drejtës zgjedhore”

37 persona për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim”

10 persona për veprën penale “Bashkim kriminal”

12 persona për “Shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve”

3 persona për “Keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore”

Rreth dhjetë persona janë të dyshuar për vepra penale Keqpërdorim të të dhënave personale, shkelje të fshehtësisë në votim, mashtrim zgjedhor dhe shkatërrim të materialit zgjedhor.
Përveç këtyre rasteve, Prokuroria speciale në fazë të procedurës para-hetimore po vepron edhe në 120 lëndë. Në to ekzistojnë dyshime për parregullsi zgjedhore, financim të medieve, keqpërdorim të procedurave gjatë furnizimeve publike, evazion fiskal dhe larje parash. Deri më tani prokurorët nga ekipi i Janevës kanë marrë në pyetje gjithsej 221 persona. Zoran Zaev i ka dorëzuar Katica Janevës një hard disk dhe 6 kuti me transkripte në formën e shkruar që ruhen në arka të sigurta.

RAPORTI I PROKURORISË SPECIALE PUBLIKE
“Në hard diskun e jashtëm ka gjithsej 546.948 dokumente, prej të cilave 540.646 janë dokumente audio dhe 6302 me format të ndryshëm (Word, Excel, PDF etj).

Në formë të shtypur janë dorëzuar gjithsej 23 libra me kopertina prej gjithsej 18.155 faqe, që përmbajnë gjithsej 119.088 transkripte nga bisedat dhe mesazhet.

Prokurorja publike në raport thekson se ka obstruksione nga një pjesë e madhe e Institucioneve, posaçërisht nga prokuroritë tjera publike, të cilat edhe krahas obligimit ligjor kanë refuzuar të bashkëpunojnë me prokurorinë speciale.

RAPORTI I PROKURORISË SPECIALE PUBLIKE
“Megjithatë, nëse vazhdon praktika e mosdorëzimit të lëndëve me kërkesën time, do të jem e detyruar të vendosë kompetencë ndaj lëndëve në bazë të materialeve të përgjuara dhe të legjitimohem në procedurat për këto lëndë, e gjithë kjo për përmbushjen e obligimeve të mija ligjore”

Në lidhje me financat, Janeva njofton se nga 1 milion e 30 mijë eurot e miratuara, janë shpenzuar 220 mijë euro, ndërsa sasia e mbetur është tërhequr në buxhet.

Maja Jovanovska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>