Reagon Prokuroria Speciale, pasi Gjykata nuk shpalli paraburgime

KATICAProkurorja Speciale pritet të bëj ankesë pasi që Gjykata për Krime nuk shpalli masë paraburgimi apo ndalese për 8 të dyshuarit për keqpërdorime dhe manipulime në zgjedhjet e kaluara, mes të cilëve ishin ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski.

Pas refuzimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale, kjo e fundit ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twiter, e cila paralajmëron se do të pasojnë ankesa për rastin në fjalë,

“Gjykata Penale e Maqedonisë, tani për tani, lëshoi mundësi që të shkruhet në historinë e Republikës së Maqedonisë. Pasojnë ankesa!”, shkruhet në profilin zyrtar të Prokurorisë Speciale, në rrjetin social Twiter. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>