Shkup, partitë kryesore, dallime për prokurorin special

slaganaPërfaqësuesit e katër partive kryesore në Shkup nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e prokurorit special që duhet të hetojë skandalin e përgjimeve.

Ndonëse afati i fundit për emërimin e tij, i përcaktuar me marrëveshjen për zgjidhjen e krizës politike, është 15 shtatori, palët ende kanë dallime të thella rreth kompetencave dhe stafit që duhet të ketë prokurori special. Ekspertët thonë se prokurori i ri në Maqedoni nuk do të mund të përballet i vetëm me skandalin e përgjimeve.

Sipas tyre, zbardhja e plotë e kësaj afere do të ishte e mundur përmes krijimit të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale në vend.

“Kemi një krizë jo vetëm politike, por krizë kriminale. Ndaj, gjatë adresimit të kësaj krize nuk duhet të nisemi vetëm nga zgjidhjet politike. Unë them se kemi nevojë për themelimin e një institucioni dhe jo vetëm për një person që do të quhet prokuror special dhe që do të ketë kompetenca për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me dyshimet për kriminalitetin e kryer”, ka deklaruar Zharko Trajanoski, nga Instituti për Studime Evropiane.

Ekspertët thonë se, për themelimin e prokurorisë speciale nuk ka nevojë për ndërhyrje në Kushtetutë dhe nënvizojnë se korniza juridike për kompetencat e këtij institucioni duhet të përcaktohet me shumë kujdes.

“Kjo situatë me të cilën përballemi ne nuk njihet në praktikën globale dhe nuk ka raste të ngjashme si në Maqedoni, ku po diskutohet nevoja e formimit të prokurorisë speciale. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se me çfarë rasti jemi duke u ballafaquar, prandaj duhet të krijojmë modelin tonë për prokurorinë, sepse modelet që njohim në botë nuk janë të aplikueshëm për tek ne”, nënvizon Sllagjana Taseva, nga Transparency International.

Duke u bazuar në rrjedhën e bisedimeve, ekspertët juridikë dyshojnë se partitë mund të merren vesh për emërimin e prokurorit special deri më 15 shtator, që është përcaktuar si afat i fundit për zgjedhjen e tij  me marrëveshjen e 2 qershorit.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>