Shkup, takim LSD-BDI për formimin e kabinetit qeveritar

Zaev AmetiI mandatuari për formimin e qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili është kryetar i Lidhjes Social Demokrate dhe drejtuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbjatën të premten një takim në selinë e LSDM-së në Shkup, ku biseduan për kabinetin e ri qeveritar.

Asnjëri prej politikanëve nuk folën pas takimit, ndërsa një zëdhënës i partisë maqedonase u tha gazetarëve se ishte diskutuar për parimet e ardhëshme të bashkëpunimit, për qeverinë e re reformatore dhe për integrimet e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Zëdhënësi Petre Shilegov theksoi se në ditët në vijim do të shtohet dinamika e bisedimeve midis dy partive dhe me partitë tjera shqiptare të cilat dhanë mbështetje për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Më pas, shtoi zëdhënësi, do të kalohet tek çështja e ndarjes së ministrive.

BDI ka lënë të kuptohet se do të jetë pjesë e qeverisë së zotit Zaev. Po kështu pritet të vendosë edhe Aleanca për Shqiptarët, ku bën pjesë Lëvizja për Reforma në PDSH, kryetari i së cilës, Ziadin Sela pritet të flasë të hënën në një konferencë të parë për mjetet e informimit, pas rehabilitimit disa ditësh në Shqipëri. Zoti Sela mori lëndime më të rënda nga të gjithë ligjivënësit e tjerë gjatë sulmeve të dhunshme të bandave në parlament, më 27 prill.

Ndërkaq, Lëvizja “Besa” ende nuk ka marrë një qëndrim të prerë se a do të jetë pjesë e qeverisë së re, apo vetëm do ta votojë miratimin e saj si gjest politik, për të vazhduar të veprojë nga opozita. “Besa” ka rivalitet me BDI-në, ndërsa si kusht për pjesëmarrje në qeveri këmbëngul që në kabinetin e ri “të mos ketë politikanë (të BDI-së) të cilët dyshohen nga Prokuroria e Posaçme për vepra kriminale”.

Në të vërtetë, edhe qëndrimi i LSDM-së është që në qeverinë e re të mos ketë vend për persona të dyshuar për shkelje të ligjit.

Ndërkohë, zoti Ahmeti është pritur të premten në Ambasadën amerikanë në Shkup nga zëvendës-ambasadorja Micaela Schëeitzer-Bluhm në praninë edhe të ambasadorit të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar.

Politikani shqiptar, sipas një komunikate të lëshuar nga partia e tij, ka përsëritur qëndrimin se “Bashkimi Demokratik për Integrim është i përkushtuar tërësisht për t’i zbatuar reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar, integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, marrëdhënie të mira ndëretnike, por edhe zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës”.

Z. Ahmeti u ka kërkuar diplomatëve perëndimorë ndihmën e vendeve të tyre për t’i kapërcyer sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia dhe ta ndihmojnë integrimin e shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>