Në Gjykatën Themelore të Tetovës sot në ora 10:00 duhet të vazhdoj gjegjësisht të fillojë procesi gjyqësor lidhur me zjarrin në spitalin modular të Tetovës.
Gjykimi ishte paraparë që të fillonte më 6 shtator, por u shty për sot, pasi që gjyqtari Jordan Velkovski e shtyu për shkak të mungesës së dy prej tre të akuzuarve.
Në mesin e të akuzuarve në seancën e parë, i pranishëm ishte vetëm ish drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi, ndërsa mungonin drejtori ekonomik Artan Etemi dhe mjeku Boban Vuçevski.