Sot janë regjistruar 20 raste të reja me covid-19, 3 persona kanë humbur jetën

Ministria e ShendetesiseMinistria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të shkuara janë bërë  309 teste dhe janë regjistruar 20 raste të reja të personave të infektuar me covid-19 .

10 të infektuar janë regjistruar në Shkup , 5 në Prilep, 4 në Tetovë dhe 1 në Veles.

Fatkeqësisht, sot janë regjistruar edhe 3 viktima. Një paciente e moshës 59 vjeçare nga Prilepi,  ka ndërruar jetë në klinikën e Shkupit, ku ishte e shtrirë prej 7 majit, një pacient të moshës 76 vjeçare nga Velesi,  ka ndërruar jetë në spitalin e Velesit, ku ishte i shtrirë prej 6 majit dhe një paciente e moshës 68 vjeçare nga Tetova,  ka ndërruar jetë rrugës për në klinikën e Shkupit.

24 pacientë janë shëruar.

Sipas këtyre të dhënave numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me covid 19, arriti në 1694, 1229 pacientë janë shëruar, 95 kanë vdekur, ndërsa momentalisht numri i pacientëve aktiv është 370.

Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara janë regjistruar edhe 4 raste të reja dhe një paciente ka ndërruar jetë me Covid 19, në territorin e Tetovës kemi 58 pacient aktiv me Covid 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>