Spasovski i shpall të pavlefshme të gjitha urdhrat në MPB

Oliver SpasovskiMinistri i ri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski ka sjellë vendim me të cilin të gjitha kompetencat e deleguara nga ministri për punë të brendshëm nuk do të vlejnë më, që do të thotë se ministri kompetencat i kthen tek vetë ai. Kjo nënkupton se Drejtoritë nuk kanë të drejtë të përdorin as firmën e as vulën e tyre. Vendimi në fjalë do të vlej deri në sjelljen e një vendimi tjetër.

Nga VMRO-DPMNE vlerësojnë se Spasovski ka filluar me politizimin e MPB-së.
Madje ish ministrja e brendshme nga radhët e kësaj partie Gordana Jankullovska në profilin e saj në Facebook ka shkruar:
“Oliver Spasovski që në ditën e parë pushtetin ua dorëzoi kriminelëve. A flenë i qetë zoti ministër?”.

Derisa njohësit e kësaj fushe theksojnë se vendimi i Spasovski është i drejtë dhe konformë ligjeve. Sipas ish shefit të DSK-së Goran Mitevski dhe ish ministrit të brendshëm Pavle Trajanov, vendimi i Spasovskit është legjitim.

“Është e drejtë e tij ligjore se vallë një pjesë të kompetencave do tua kaloj funksionarëve tjerë në ministri, si drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Byrosë për Siguri dhe funksionarëve tjerë të ministrisë. Ajo është e drejtë e tij ligjore. Në pajtueshmëri me marrëveshjen e Përzhinos ministri për punë të brendshme ka kapacitet të plotë të udhëheq me ministrin”, tha Pavle Trajanov, ish ministër i brendshëm.

“Meqenëse ai është emëruar nga ana e të gjitha katër partive politike, është votuar nga Kuvendi, me kapacitet të plot mund të sjell vendime të ndryshme, përfshi edhe vendimin ëpr marrjen e kompetencave të cilat ish ministrat i kanë dhënë të gjithë udhëheqësve në MPB. Megjithatë do të potencoja se me vet faktin që janë emëruar persona politik për ministra, është shkelur Marrëveshja e Përzhinos”, u shpreh Goran Mitevski, ish DSK.

‘Ky vendim i ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, ka dridhur MPB-në, nga ky dikaster nuk mbajnë mend një vendim të tillë në 20 vitet e fundit. Ndryshe ky është vendimi i parë i Spasovskit që kur u emërua në krye të MPB-së. Emërimi i tij si ministër i brendshëm erdhi si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos’.

Bedri Rexhallari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>