Takimi i Brukselit, mesazh për perspektivën evropiane të Maqedonisë

Zaev MogheriniTakimi joformal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogerini, nga njohësit e çështjeve ndërkombëtare në Shkup shihet si mesazh që tregon se Brukseli i mban dyert hapur për inkuadrimin e këtyre vendeve në BE.

Në darkën e punës me kryeministrat nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia është përfaqësuar nga mandatari për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev.

Bojan Mariçiq, nga Qendra për Strategji Evropiane thotë se prania e Zaevit, është dëshmi e qartë e mbështetjes që Brukseli i jep shumicës së re parlamentare dhe kreut të Lidhjes Social-Demokrate, si kryeministër i ardhshëm i vendit.

Ky takim konsideroj se është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë, si mesazh i mbështetjes politike për dalje nga kriza dhe mbështetje për Qeverinë e re, dhe se Zoran Zaevi nga ana e Brukselit tani shihet si kryeministër i vendit”.

Me këtë janë heshtur edhe debatet e mundshme apo konfrontimet mbi legjitimitetin e Qeverisë, që për fat të keq tenton t’i imponojë VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit”, thotë Mariçiq. Sipas tij, takimi i Brukselit konfirmon përcaktimin e Qeverisë së re, dhe të BE-së në veçanti, për të inkurajuar përshpejtimin e procesit euro-atlantik.

Gjithashtu këtë takim e vlerësoj si shumë të rëndësishëm edhe për faktin se Maqedonia ka nisur të kthehet në ato tryeza bisedimesh, ku po diskutohet e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe ku po arrihet marrëveshje për projekte nga procesi i Berlinit, për lidhjen tregtare dhe infrastrukturore të vendeve të rajonit”, thotë Mariçiq.

Edhe Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euroatlantik, takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me zyrtarët e lartë në Bruksel e sheh si përkushtim të BE-së për të vazhduar me politikën e zgjerimit të unionit, por edhe pritjet që ka nga shtetet e rajonit për përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim.

Ftesa që i bëri zonja Mogerini mandatarit Zoran Zaev, edhe njëherë dëshmon se kjo Qeveri do të ketë përkrahjen e Bashkimit Evropian. Qeveria, duhet t’u qaset reformave dhe obligimeve që ka ndaj BE-së si proces integrues”, thotë Ramadani.

Kurse praninë e Zaevit në këtë takim, ai e vlerëson si sinjal ndaj VMRO-së për të hequr dorë nga politikat destruktive, apo edheopsionet pro-ruse.

Ky takim ka edhe një porosi për VMRO-DPMNE-në, se kjo parti duhet të shkojë në opozitë dhe sigurisht se derisa veprimet nuk i ka në forma demokratike, do të jetë parti e izoluar dhe parti e cila do të jetë e detyruar të çlirohet nga strukturat e kriminalizuara dhe të korruptuara, por edhe nga ata të cilët duan të promovojnë opsion pro-rus apo pro-Putin”, thotë Ramadani.

Ndryshe, në kohën kur Zoran Zaev qëndron në Bruksel në cilësinë e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, presidenti Gjorge Ivanov i zgjedhur në këtë post nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskitpo qëndron në Moskë, ku të mërkurën është takuar me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa paraprakisht u nderua me një mirënjohje nga patriarku i Kishës Ortodokse ruse. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>