Tetova po thith helm dhe jo ajër

protesta eco tetoveTetova mbrëmë dhe sot në mëngjes ka qenë sërish vendbanimi më i ndotur, pasi që grimat PM  ishin 798 mikrogram. Kjo shifër është shqetësuese dhe se alarmi është ndezur për Tetovën, pasi që qytetarët po thithin helm dhe jo ajër. Sipas këtyre shifrave, ndotja është 14 herë më e lartë sa niveli i zakonshëm.

Një baze e huaj e të dhënave e quajtur “Numbeo” që ka të bëjë me ndotjen dhe kushtet e jetesës e radhiti Tetovën si qytetin me ajër më të ndotur në botë. Ky raport ka rritur shqetësimin e banorëve, të cilët kërkojnë zgjidhje emergjente, për ta mbyll sa më shpejt ndotësin kryesor që është kombinati metalurgjik “Jugohrom”.  Edhe përkundër reagimeve, Qeveria dhe Ministria e Ambientit Jetësor ende nuk po mbyll kombinantin dhe se po drejton fajet tek amvisërit dhe makinat si ndotës kryesor. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>