Në Tetovë sot në mesditë do të mbahen protesta me bllokimin e rrugëve, për shkak të ndotjes së ajrit.
Protesta është thirrur nga Lëvizja “Nēna dhe Fēmija” e përkrahur edhe nga Eco Guerilla. Organizatorët kanë planifikuar bllokimin e tre hyrjeve kryesore të Tetovës, informon INA.
Pikat ku do bllokohen rrugët janë këto: Pika e parë: Unaza tek stadiumi në hyrje të qytetit, Pika e dytē: Unaza afër marketit Vero në hyrje të qytetit, Pika e tretë: Rruga në hyrje të qytetit afēr shkollës së mesme medicinale dhe rektoratit të USHT.
“Rrugët do bllokohen me trupat e aktivistēve tanë si revoltē e gjendjes katastrofale ekologjike në këtë qytet. Jemi qyteti më i ndotur nē botë dhe kemi një nivel helmimi mbi 20 herë mē shumë se niveli i lejuar. Pasi autoritetet përgjegjêse nuk ndërmarin asnjë veprim ne ashtu siç paralajmëruam i radikalizojmë protestat tona”, theksoi Lëvizja “Nëna dhe Fëmija”. Këto protesta janë përkrahur edhe nga partitë opozitare shqiptare si LR-PDSH, RDK, BESA dhe shoqata të ndryshme qytetare.
Derisa është paralajmëruar kjo protestë, komuna e Tetovës një ditë më parë urdhëroi ndërprerjen e procesit mësimor, për shkak të rritjes së nivelit të ndotjes së ajrit dhe rrezikimin e jetës në këtë komunë. Organizatorët e protestës theksuan se ky vendim i komunës është ndërmarrë për të shmangur daljen masive të nxënësve të shkollave në protesta, të cilët protestuan para komunës.
Tetova tashmë konsiderohet një nga vendbanimet më të ndotura në botë, ku koncentrimi i grimave PM10 ka qenë rreth 1000 mikrogramë në metër kub. (INA)