“The Wall Street Journal” për situatën në Maqedoni

Në një shkrim kushtuar ngjarjeve të fundit në Maqedoni, gazeta “The Wall Street Journal” (WSJ) analizon se si erdhi gjendja deri në këtë pikë në një nga vendet që deri vonë konsiderohej shembull pozitiv nga rajoni i turbullt i Ballkanit.

Sipas gazetarëvëetë WSJ, kontesti i emrit dhe ndërprerja e procesit të integrimit ne NATO dhe EU mund të konsiderohet si fillimi i një krize të gjatë që kulminoi në ditët e fundit, dhe që mund të ashpërsohet edhe më shumë në ditët në vijim.

Vendimi i presidentit Ivanov për të falur 56 persona të akuzuar për vepra të ndryshme, kryesisht politikanë të korruptuar, ka qënë nxitje që qytetarët të dalin në protesta por pakënaqësitë janë akumuluar për vite me rradhë.

SHBA-të dhe UE-ja po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së sankcioneve për vendin e vogël Ballkanik. Disa nga masat që pritet të merren janë ndalesa për udhëtim në vendet e Shengenit për politikanët e perfshirë në afera korruptive, ndërprerja e plotë e bisedimeve për anëtarësim ne UE, rikthimi i vizave etj.

Zyrtarët perëndimor shprehen skeptik edhe për zgjedhjet e 5 qershorit. Sipas tyre është e pamundur mbajtja e zgjedhjeve në këto kushte – e mbyll shkrimin gazeta WSJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>