Na ishte njëherë një ujk që jetonte në një zonë me një tufë të madhe delesh.
Çdo ditë ai shqyente nga një dele.
Delet u shqetësuan.
Disa ikën në pyll, të tjerat luftonin me dëshpërim për jetën e tyre. Britmat e tyre e trembën tufën.
Por ujku dinte si t’i qetësonte delet.
Ai fliste me secilën veç e veç dhe u thoshte:
“Mos kini frikë.
Unë vras dhe ha vetëm delet budallaqe – por ti je e zgjuar, mikesha ime nuk je budallaqe.”
Pas këtyre fjalëve, delet vazhdonin të kullosnin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Kur ujku godiste sërish, të tjerat mendonin me vete:
“Epo, sërish një dele budallaqe më pak.
Unë jam e zgjuar, kështu që nuk kam asgjë për t’u frikësuar.”
Dhe kështu tufa mbeti e qetë dhe e kënaqur.
Ujku shkonte tek ata dhe u thoshte:
“E shihni?
Ne shpesh kemi biseduar për delet budallaqe – dhe më besoni, ato ishin vërtet budallaqe.”
Delet nuk pyesnin asgjë.
Ujku kishte fituar besimin e tyre, u kishte përforcuar vetëbesimin dhe ua kishte zbutur frikën. Ata vazhdonin të kullosnin, pa brenga dhe pa vetëdije – dhe kështu u bënë edhe më të shijshme.
Por gjëja më e mahnitshme ishte se: disa dele filluan edhe ti ndihmojnë ujkut.
Ata që shprehnin dyshime ose shqetësoheshin, ata i tallnin dhe i shanin si “ngatërrestare”.
Dhe kur ndonjë dele veçanërisht e zgjuar fillonte të dyshonte për të vërtetën, “miqtë e saj më të mirë” vraponin te ujku dhe i tregonin për të.
Dhe të nesërmen ajo dele ishte e zhdukur!
Polel Wade
Besoni më pak në fjalë – dhe kushtojini më shumë vëmendje veprimeve, sepse ata që besojnë verbërisht u falin sigurinë e tyre në duart e atyre që mund të abuzojnë më lehtë!
Huazuar dhe shqipëruar nga gjermanishtja.