VMRO-DPMNE, e gatshme për zgjedhje të parakohshme

dimovski-vmroPërfaqësues të VMRO-DPMNE kanë deklaruar se kjo parti është e gatshme për çdo datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, deri në muajin prill 2016.

Ky qëndrim është miratuar në mbledhjen e Komitetit Qendror të kësaj partie, të mbajtur të dielën mbrëma në Ohër.

“Ne jemi të gatshëm për zgjedhje në çdo kohë deri në prill, ashtu siç jemi marrë vesh dhe kemi nënshkruar marrëveshjen e 2 qershorit. VMRO-DPMNE si parti gjithmonë ka për bazë aktivitetet e saj dhe përkrahjen e popullit”, ka deklaruar koordinatori i kësaj partie, Ilija Dimovski.

Sipas Dimovksit, vendi është në një situatë kur një parti vazhdimisht i humb zgjedhjet dhe më pas nënvlerëson shtetin dhe shkakton krizë politike, duke shpresuar, siç ka thënë ai, se pa zgjedhje dhe pa përkrahjen e qytetarëve, të fitojnë pozicione për interesat e tyre.

Dimovski ka pohuar se opozita po dëmton imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare dhe në planin ekonomik.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>