Krerët fetarë në RMV me deklaratë të përbashkët: Ta ruajmë bashkëjetesën, Zoti ka dashur të jetojmë në një shtet.
Kumtesën e nënshkruan Arhepiskopi i Ohrit dhe Maqedonisë z. Stefani, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Biskupi i Shkupit dhe Eparku i Strumicës – Shkupit Kiro Stojanov, Superintendent i Kishës Evangeliste metodiste Marjan Dimov dhe Kryetari i Bashkësisë Hebraike Pepo Levi, :
“Të jetosh në një shoqëri multikulturore është bekim i madh. Takimi me kultura të ndryshme sjell mundësi për fisnikërimin e shpirtit të njeriut dhe rrit kreativitetin e gjithë shoqërisë. Zoti na ka dhënë të jetojmë në një shtet të përbashkët. Prandaj, ne, krerët e Kishës Ortodokse Maqedonase- Arkipeshkia e Ohrit, Bashkësisë Fetare Islame, Kishës Katolike, Kishës Evangjeliste Metodike dhe Bashkësisë Hebraike, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos bien pre e përpjekjeve të caktuara për të prishur bashkëjetesën, por të gjithë së bashku të mbështesim njëri tjetrin, ta thellojmë solidaritetin dhe ta ruajmë respektin ndaj njëri tjetrit, ndaj simboleve të atdheut tonë dhe simbolet e gjitha komuniteteve në këtë vend”.
Tensionet e fundit ndëretnike në Maqedoninë e Veriut kanë bërë bashkë krerët fetarë, të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për ruajtjen e bashkëjetesës.
Mbrëmë në Kumanovë janë djegur dy vetura dhe një zyrë private, të cilët raportohet se u përkasin qytetarëve shqiptar, por nuk ka informata për arrestimin e autorëve, as për djegien e flamurit shqiptar dhe as për policin qe hoqi flamurin shqiptar!
Ndërsa tetë shqiptarë u arrestuan, tre prej të cilëve përfunduan në paraburgim 8 ditor, për shkak të grisjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut dhe përfshirjes në rrahje.